Sot protesta para Kryeministrisë. Studentët: Jemi më të fortë se kurrë! Do jetë tubimi më i madh në histori
Sot në orën 10:00, para kryeministrisë, studentët, të rinjtë dhe gjithë qytetarët me apo pa teser partie do të janë në protestë në mbështetje të kërkesave të studentëve për kushte më të mira në arsim.
Gjatë orëve të mbrëmjes së të diletlës, të gjithë organizatat dhe Këshillat Studentorë kanë bërë thirrje për studentët dhe qytetarët që të jenë sot në protestën para Kryeministrisë.
Protesta do të nis në orën 10:00, ndërkohë që studentët do të organizohen në fakultetet ku studiojnë që në orën 08:00.
Këshillat Studentorë dhe Bashkimi Kombëtar Studentor, si dhe Organizata Politike kanë njoftuar se presin në protestë pjesëmarrjen më të madhe që ka pasur një tubim në Shqipëri.
“Sot rezistenca studentore është më e fortë se kurrë. Bojkotimi masiv i universiteteve vazhdon, kërkesat janë çimentuar në ndërgjegjen e gjithkujt dhe vullneti për të refuzuar çfarëdo negociate mbizotëron, pavarësisht makinacioneve të qeverisë. Studente e studentë! Bashkohemi nesër që në orën 08.00 në fakultete dhe marshojmë krah për krahu drejt kryeministrisë!”,- thuhet në apelin e gjithë forumeve studentore.
Ata theksojnë se plotësimi i 8 kërkesave është çështje e panegociueshme.
Gjithashtu në protestë do të jenë dhe të rinjtë dhe gjithë qytetarët që mbështesin kauzën e studentëve.

KOHA JONË SONDAZH

