Sot vendimi për Reformën Territoriale, PD ka deklaruar se do bllokojë zgjedhjet
Gjykata Kushtetuese pritet të japë sot vendimin përfundimtar lidhur me ndarjen e re territoriale të qeverisë. Pasi rrëzoi kërkesën e parë të depozituar nga Partia Demokratike, sot Gjykata do të vendose në lidhje me kërkesën e dytë, për të shpallur antikushtuese ndarjen e re territoriale.
Demokratët argumentojnë se janë shkelur 5 pika të Kushtetutës, prandaj ky ligj duhet të kthehet. Megjithatë gjykata rrëzoi kërkesën e parë për ta pezulluar ndarjen territoriale.
Nga Partia Demokratike po diskuton edhe idenë e bojkotit të zgjedhjeve, pasi selia blu refuzon zgjedhjet me ndarjen e re me 61 njësi vendore, me argumentin se i japin PS fitoren në tavolinë.
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, pritet të pasohet edhe me dekretin e Presidentit Bujar Nishani, ku do caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 2015.
Lidhur me këtë vendim, sekretari organizativ i Partise Socialiste, Blendi Klosi u shpreh mbrëmë në studion e Ora News se do të ishte absurde nese reforma territoriale do të rrëzohej, por megjithatë ai theksoi se nuk pret çudira nga Kushtetuesja.
“Do ta gjeja krejtësisht të pavend dhe absurd një qëndrim anti-reformës territoriale. Është një vendimmarrje që duhet të mendohet mirë nëse do të ketë goditje të saj dhe them këtë nuk mendoj se nuk do të ketë një vendimarrje negative nga Gjykata Kushtetuese. Nuk pres çudi nga Gjykata Kushtetuese” tha Klosi.