Sot zhvillohet protesta e radhës nga pedagogët. Lëvizja Universitare dhe Sindikata e Arsimit bëjnë thirrje për bashkim
Pas një jave injorim nga qeveria, ka marrë jetë lëvizja universitare për të çuar përpara misionin akademik për të vënë në vendin e duhur figurën e pedagogut.
Tanimë në javën e dytë të bojkotit, pas replikash e kundër replikash me qeverinë e Ministrinë e Arsimit, Sindikata e Punonjësve të Arsimit në vend është më e vendosur se kurrë në atë që kërkon. Pedagogët kanë vendosur të mbushin sot sheshin përpara Universitetit Politeknik në të dytën protestë kombëtare, me qëllim për të vendosur në vend dinjitetin e tyre. Nuk kërkojnë as më shumë e as më pak se homologët e tyre në Kosovë. Kërkesat e tjera, veç pagës, duhet të ishin realizuar me kohë, e po ashtu edhe trajtimi financiar duhet të ezaurojë inflacionin në vite. Niveli i pagave të pedagogëve është ndryshuar për herë të fundit në vitin e largët, 2004.
KERKESAT E PEDAGOGEVE
Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
Rritja e financimit për kërkimin shkencor Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’
Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
Rivlerësimi i orës mësimore, pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit.
Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.
KOHA JONË SONDAZH

