Spahiu: Ja çfarë raporton CIA për Shqipërinë së fundmi
Deputeti i LSI-së, Perparim Spahiu ka zbuluar një pjesë të raportimit të CIA për Shqipërinë së fundmi. Në një status në rrjetet sociale, Spahiu zbulon se çfarë raporton CIA për Shqipërinë së fundmi.
Postimi i plotë i Spahiut
Ja si raporton CIA për Shqipërinë në raportimet e saj të fundit:
“Shqipëria shërben si rrugë kalimi për opiumin dhe hashashin nga veri-perëndimi i Azisë, si dhe për një sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika e Jugut, të cilat më pas tregtohen në Evropën Perëndimore.
Normal që klima pozitive për trafiqet, përkthehet në hall për biznesin e ndershëshëm dhe konkurencën e lirë.
Ja çfarë raporton për klimën e biznesit dhe investitorët e huaj:
“Procedurat komplekse tatimore dhe të licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet pronësore, si dhe infrastruktura e vjetruar, kanë kontribuar për krijimin e një mjedisi të dobët për biznesin dhe kanë bërë që të largohen investitorët e huaj”.
Pra jo investitorë të rinj, nuk bëhet fjalë, por flitet për largim të atyre ekzistues.
Me keqardhje, asgjë nuk thuhet për Rilindjen Urbane!
KOHA JONË SONDAZH

