FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spahiu: LSI s’duhet të prodhojë kryeministra që s’janë me teserën e saj

Përparim Spahiu, i cili garon për Kreun e ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim, thotë se tashmë kjo forcë politike është pjekur dhe ka të gjitha mundësitë për të qënë formacion i parë politik në vend. Spahiu thekson se LSI nuk duhet të vazhdojë të prodhojë kryeministra, që sic deklaroi ai   nuk janë me teserën e saj  por të angazhohet për të fituar një pozicion të ri politik.  Spahiu në platformën për drejtimin e LSI, parashikon dhe një analizë të hollësishme mbi bilancin e qeverisjes 3 vjecare me Partinë Socialiste.

Kandidati për Kreun e Lëvizjes Socilsite për integrim Përparim Spahiu,  platfromën e tij për drejtimin e kësaj force poltike e ka mjaft ambicioze. Duke diskutuar me strukturat e Dibrës,  të cilët i përfaqëson dhe në parlament Spahiu, Levizjen Socialiste për Integrim e sheh si potencial  për të qënë forcë e parë politike.

Spahiu: Sepse unë mendoj, që Lsi, e ka mbrritur tashmë pjekurinë e vet politike dhe i ka dhënë me të tepërt provat e veta, për të fituar një pozicion të ri, në politikën shqiptare. Një rol të mirëfilltë udhëheqës në nivel kombëtar. LSI, nuk duhet të vazhdojë e të prodhojë kryeministra, që nuk janë me teserën e saj. Sepse shpesh kemi qenë të detyruar të paguajmë kosto shumë të larta si parti politike, kur aleatët, edhe hapur edhe nëpër koridore, na e kanë lënë ne, faturën e dështimeve te tyre. Edhe për vendime apo për zgjedhje politike, që as na kanë pyetur fare!

Swiss Digital Desktop Reklama

Spahiu, thotë se qytetarët janë të lodhur nga hallet dhe problemet, ndërsa forcat politike janë të veshura vetëm me retorikë boshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spahiu: Sepse jeni lodhur dhe jeni rraskapitur të dashur vëllezër dhe motra, duke dëgjuar përralla dhe vetëm përralla, që thirren ndryshe në gjuhën politike, retorikë boshe! Ndërsa Lsi, është  një forcë politike e njeriut për njeriun, prandaj dhe ne shpesh e thërrasim njeri tjetrin në partinë tonë, “si je vlla?!”, apo “cfarë të bëj për ty vlla?!”

Në platformën e tij si kandidat  për të kryesuar LSI, Spahiu thotë se  do të kërkojë që të hapet një diskutim në brendësi të partisë, mbi bilancin e qeverisjes 3 vjecare me Partinë Socialiste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?