Spahiu: SHBA shpall ”non-grata” ata që i bëjnë presion Altin Dumanit. Do t’i zgjasin mandatin si kryetar

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se arsyeja përse SHBA e shpalli Altin Dumani si kampion të antikorrupsionit, është se dotë lobojnë t’i zgjasin mandatin si kryetar i SPAK-ut.  Te ai kanë besim absolut. Po ashtu Spahiu thekson se në qershor, SHBA do sanksionojë zyrtarë që kanë bashkëpunuar me non grata në Shqipëri, por edhe ata që i kanë bërë presion Dumanit. Kush ndërhyn nga politika për ta penguar Dumanin të rizgjdihet kryetar i SPAK, e pret ndëshkimi amerikan.

”E shpallën për shkak se ishte nën presionin e Berishës dhe Ilir Metës. Nëse ka njeri që i shikon rastësi këto të dyja, amerikanët e marrin çekanin dhe i bien në të njëjtin vend derisa të arrijnë rezultatin e tyre. Arsyeja pse Dumani është shpallur kampion është i njëjti motiv me Dovaranin që ishte anëtar i gjykatës së Lartë, i cili kishte dy tre çështje që tregoi integritet, lidheshin me Gërdecin.

Arsyeja e dytë pse e shpallën kampion të antikurrupsionit, është se po përgatisin lobimin për të zgjatur mandatin si kryetar. Vetëm te Altin Dumani kanë besim.  E treta që unë mendoj se arseja pse ia kanë dhënë titullin është se SHBA një muaj pas zgjedhjeve kanë ndërtuar një paketë të zyrtarëve që kanë bashkëpunuar me persona ”non-grata” dhe i kanë ushtruar presion Dumanit dhe faktorit ndërkombëtar për reformën në drejtësi.

E njëjta gjë që bënë me Grubin, ja nxorën non gratën pas 3 vjetësh, për shkak të presionit dhe bashkëpunimit që kishte bërë me një person ”non-grata” të SHBA. I dhanë mesazh Ali Ahmetit se kush vazhdon bashkëpunim me ”non-gratën” do të futet në listën tonë të zezë. Në qershor, SHBA do sanksionojë zyrtarë që kanë bashkëpunuar me non grata në Shqipëri”- theksoi Spahiu.

SHKARKO APP