Spiropali uron 7 marsin me thënien e Konfucit: Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit janë të pamatshme

Mesazh i Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit:

“Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit, profesionit që formëson të gjitha profesionet e tjera.

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit janë të pamatshme”, ka thënë Konfuci, dhe ky është një mësim universal për të gjitha kohërat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas çdo historie suksesi, ka pasur një mësues që ka ndezur kureshtjen, ka nxitur ambicjen dhe ka forcuar besimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësuesit nuk janë thjesht profesionistë, por misionarë të cilët, mbi të gjitha, motivojnë e frymëzojnëm

Sepse të mësuarit është çelësi më i rëndësishëm për progresin, mirëqenien dhe zhvillimin.

Prandaj nëse dëshirojmë t’u japim shumë shanse fëmijëve tanë, t’u japim më parë një shans mësuesve të Shqipërisë.

Atyre që punojnë jo për t’u pasuruar, por për të ndërtuar jetët e fëmijëve tanë, që frymëzojnë me modelin dhe shembullin e tyre.

Prandaj ne nuk kursehemi, dhe nuk do të kursehemi, të rrisim, siç edhe kemi rritur, pagat e mësuesve.

Të përmirësojmë, siç edhe kemi përmirësuar, kushtet në shkollat në çdo qytet e fshat të vendit.

Të vazhdojmë të rrisim investimet për arsimin, shkollimin, edukimin qytetar dhe formimin shkencor.

Mësuesit e kthejnë këtë investim me përkushtimin, talentin dhe dashurinë e tyre për vajzat dhe djemtë e Shqipërisë.

Gëzuar 7 Marsin, mësuese dhe mësues, të dashur, të mençur e të respektuar!

Mirënjohje pa fund për ju, mësues të djeshëm, mësues të sotëm dhe të ardhshëm të Shqipërisë!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?