“Spiuni” i negociatave me Greqinë, Xhaçka shpjegon rolin e Meçollarit në Forcat e Armatosura

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, po raporton në Komisionin e Sigurisë lidhur me grupin negociator me Greqinë.

Seanca është kërkuar nga opozita, Xhaçka do t’i përgjigjet pyetjeve të opozitës mbi pastërtinë e figurës së kapitenit të rangut të parë Artur Meçollarin, i cili është pjesë e ekipit negociator me Greqinë.

Pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Meçollarin si spiun ne shërbim te agjencive të huaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati te Komisioni i Sigurisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Në nisje të seancës dëgjimore, deputeti demokrat Flamur Noka parashtroi këto pyetje:

Flamur Noka: Tu bëjmë transparente shqiptarëve rrethanat që kanë çuar Ministren e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm për të bërë pjesë të grupit negociator një individ të tillë të dyshimtë si Artur Meçollarin. A ka dijeni Ministrja rreth këtyre informacioneve që disponohen dhe që kanë qarkulluar qarkullojnë, a ka pasur dijeni Ministria e Mbriojtjes rreth integritetit të tij të cënuar dhe mbi çfarë rrethana është nisur për të caktuar në një detyrë kaq të lartë një njeri të dyshimtë?

Por për Ministrinë e Mbrojtjes, kapiten Meçollari disponon certifikatë sigurie nga NATO.

Olta Xhaçka: Artur Meçollarin e kam takuar për herë të parë në jetën time në fund të nëntorit 2017. Meçollarin e takova në Kabul ku ishte ushtaraku më i lartë shqiptar në misionin e NATO-s. E pranova kërkesën e komisionit për të sqaruar disa fjali të hedhura qëllimisht lart e poshtë. Akuzat, për të poshtëruar jo një individ, por një proces të tërë që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Çështja e delimitimit te hapësirave detare është një çështje sa komplekse dhe delikate. Artur Meçollarin u hoq nga detyra, pasi nuk pranoi t’u jepte bazat detyre miqve të ish-kryeministrit. E gjitha ishte një hakmarrje personale, nuk ka të bëjë me agjenturat. Sulmi i stisur ndaj Meçollarit.

Në përballjet diplomatike me palën greke ka qenë e nevojshme ekspertiza në çështjet detare. Kapiten Meçollari ka dhënë kontributin dhe ka ofruar konsulencën e tij për disa Ministra të Mbrojtjes dhe të Jashtëm. Konsulenca e Meçollarit për analizimin e situatës para dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010. Meçollari u largua nga FA, pa mësuar për rreth 6 muaj zyrtarisht cila ishte shkelja që ai kishte bërë. Ishte Meçollari që kërkoi drejtësinë dhe jo sistemi, që nëse kishte prova, duhet ta çonte në prokurori. Meçollari është i pajisur me certifikatën e sigurisë “Cosmic Top Secret” të nivelit NATO. Meçollari ka nivelin më të lartë të aksesit në informacion sekret, jo vetëm për Shqipërinë por për çdo dokument të NATO-s. Zanafilla e kësaj historie është se Meçollari nuk pranoi të hane çorbën e prishur për pronat. Cdo akuzë ndaj tij është cenim i mazhit të vendit dhe FA. Meçollari ka bërë patriotin në cdo rrethanë.

Flamur Noka: A ka prova që ju kërkua të ishte ushtar politik Meçollari. Ose na jepni dokumente ose tërhiqni gënjeshtrën. Duam të dimë të vërtetën se në në grupin negociator është futur një spiun, se ju bëtë avokatin e djallit? Mos fol si në rrugë. Mos na fol për marrëveshjen e kufirit. Jep prova nëse ke që i kërkuam Meçollarit te behej ushtar politik në vitin 2012.

Olta Xhaçka: Zoti Noka, pse nuk lë lejoni që të flas. Unë kam ardhur për t’iu shpjeguar. Më përmendët transparencën e marrëveshjes, por ne kemi një standard të ri, nuk e kemi fshehur që po zhvillohen negociatat. Ndërsa asokohe u publikua marrëveshja vetëm pak ditë para marrëveshjes nga media. Kishte urdhër për të mos e bërë publike atëherë, standardi i 2018 është krejt tjetër nga ai i 2009. Dokumenti për shndërrimin e Meçollarit në ushtar politik, ai është i klasifikuar, por ju nuk keni një regjistër. Ka media dhe nuk publikohen dokumentet e klasifikuara. Publiku është informuar aq sa ka qenë e nevojshme. Kërkesat tuaja.

Felaj: Nëse do të jetë e nevojshme për të parë një dokument sekret do të zbatojmë procedurat që parashikon ligji.

Xhaçka: Bravo! Ky dokument është i paklasifikuar. Më dëgjo se e bëmë si muhabet pazari, jemi në komisionin e sigurisë këtu. Ky dokument është me 16 firma, që refuzon urdhrin politik. Me dokumentin mund të njiheni pas kërkesës. Meçollari ka certifikatë sigurie nga NATO për shkak të detyrës, ndërsa ka shkëmbyer informacion bazuar në ligj. Ka të drejtë që të shkëmbejë informacion në funksion të detyrës që ka. Zoti Noka, nuk ka asnjë indicie apo material të vërtetuar që Mecollari ka shkëmbyer informacion me vende me qëndrim jo miqësor ndaj NATO-s. Meçollari ka marrë certifikatë sigurie në muajin mars 2011. Akuzat absurde ndaj Meçollarit pas marrjes së certifikatës së sigurisë. Për të treguar sa të stisura janë informacionet. Artur Meçollarin e nxirrnin me dy fëmijë binjakë, kur ai nuk ka dy fëmijë binjakë. E gjitha kjo cenon sigurinë kombëtare, kjo është një përpjekje për të deligjetimuar një proces.

Deputeti i PS, Salianji: Pse nuk i dërguar në prokurori të gjitha shkeljet dhe pse është vendosur në përgjim Meçollari, kur sipas jush nuk kishte asnjë problem, dhe së fundmi a pasur kontakte me atasheun ushtarak rus?

Ministrja Xhaçka: Vendimin e Shkallës së parë e ka apeluar ministria kur ishte Kodheli dhe nuk është apeluar në kohën e Imamit. Prova për Meçollarin nuk ka, relacioni është qesharak. Inteligjenca nuk do të thotë letra anonime që vijnë, por cikël i mirëfilltë, dhe pas analizës…. Por nëse ju mendoni se letrat anonime përbëjnë indo për të cilësuar agjentë dhe spiunë, atëherë të gjithë këtu jeni agjentë dhe spiunë. Nëse info nuk do të vërtetoj në disa burime do të përbënin fakte komprometuese që do të cenonin karrierat e njerëzve. Jeni të ftuar të vini te AISM të shikoni materialet në ngarkim të tij dhe do të kuptoni që asgjë nuk qëndron. Gjatë punës sonë kemi kontakte me ushtarakë nga vende jomiqësor të NATO-s. Nuk është e çudi që në aktivitete të NATO-s të na shikoni me atashe të vendeve jo miqësore ndaj NATO-s, por nuk do të thotë se shkëmbejmë informacione të paklasifikuar.E them me bindje nuk ka asnjë provë kundër tij. I tillë rezultoi edhe përgjimi në adresë të tij, hajde të njiheni me tabulatet dhe do të qeshni të gjithë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?