Studentët kanë bllokuar rrugët, dhjetëra ambulanca bosh nisen drejt Tiranës
Studentët kanë përshkallëzuar rezistencën e tyre duke bllokuar tre pika kyçe në Tiranë, konkretisht ata kanë bllokuar kryqëzimin tek Banka e Shqipërisë, kryqëzimin pranë Kryeministrisë dhe rrethrrotullimin e Zogut të Zi.
Menjëherë pas këtij vendimi reagoi Rama me fjalët: A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”
Mirëpo, studentët duken të vendosur dhe janë shprehur se nuk ka kthim pas dhe as vend për dialog, ata do të tërhiqen vetëm kur Rama të dorëzohet përballë kërkesave të tyre dhe t’ua plotësojë të 8-ta. Sipas tyre qytetarët i mbështesin dhe nuk ka vend që Rama të tentojë t’i kthejë kundër tyre me këto fjalë.
Ndërkohë në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video, ku në hyrje të Tiranës duken dhjetëra ambulanca bosh që nisen njëra pas tjetrës drejt Tiranës për të përhapur panik, sikur studentët po pengojnë ambulancat me bllokimin e rrugës.
Qytetari shprehet: “Shikoni se çfarë bën kryeministri ynë i dashur për të ndaluar studentët në kauzën e tyre. Mbrapa Casa Italia-s është një flotë e madhe me ambulanca bosh që po nisen drejt Tiranës rresht.
Ta marrin vesh studentët dhe qytetarët shqiptarë se çfarë është i gatshëm pushteti të bëjë.”
Ironia në këtë mes është se në qindra aksidente ambulancat janë të fundit që mbërrijnë, ndërsa kur në këtë rast nisen si një “ushtri” vetëm për të nxjerrë keq studentët që protestojnë për të drejta themelore”.
{“videoid”:”1545060859274″,”type”:1,”ratio”:0.75}
KOHA JONË SONDAZH

