Studentët, kryeministrit: Ju presim deri në ora 16.00 ta shfuqizoni!
Në letrën e përgatitur nga Këshillat Studentorë të Universiteteve Publike, thuhet se VKM-ja që parashikon tarifimin për çdo provim të mbartur të shfuqizohet, të përmirësohen kushtet në konvikte dhe të përgjysmohet tarifa e studimit.
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,
Ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla
Përgatitur nga: Këshillat Studentore të Universiteteve Publike.
Duke u nisur nga deklarata e bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ne organizatoret e protestës së sotme si përfaqësues të Këshillave Studentore vendosëm tju paraqesin këto kërkesa:
- Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.
- Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
- Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
- Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë)
Afati i kthimit të përgjigjes ndaj kërkesës sonë është ora 16:00 datë 06.12.2018
KOHA JONË SONDAZH

