Ministria anulon zyrtarisht VKM. Studentët: S’ndalemi, nesër tek Kryeministria

Në një kohë kur ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu plotësoi atyre një prej pikave, shfuqizim të VKM për tarifat për provimet e mbartura, studentët protestues nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Teksa ndodhen përballë Ministrisë së Arsimit ata pohuan se nuk do të ndalen në asnjë moment, deri në plotësimin e 4 kërkesave që i kanë parashtruar Nikollës. ndërkohë ata pohuan se ditën e nesërme do të vijojnë sërish Me protestën, ndërsa në orën 8:00 do të mblidhen para Kryeministrisë.

“Do e diskutojmë me të gjithë studentët dhe do të marrim një vendim. Duke qenë se kishim deklaruar se ministra do të na kthente përgjigje, për sot, e mbyllim protestën. Me thirrjen që do të mblidhemi sërish nesër në të njëjtën mënyrë. Do shihet nëse do ketë reagim”, -tha një prej përfaqësuesve të Këshillit studentor, ndërsa shtoi se protesta per sot mbyllet.

Ndërkohë një tjetër studente tha: “Nesër në orën 8 mblidhemi tek ministria dhe marshojmë deri kryeministrisë. Dekanët e fakulteteve të mbajnë përgjegjësi për të plotësuar kushtet për institucionet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?