Studentët te kryeministria si heronj, në minus 2 gradë
Duke sfiduar temperaturat e ftohta të dhjetorit deri në minus 2 gradë celsius, dhjetëra studentë vendosën të kalojnë natën mbrëmë pranë godinës së kryeministrisë.
Në shenjë proteste dhe pas thyerjes së ultimatumit për plotësimin e tetë kushteve nga kryeministri Edi Rama, një pjesë e studentëve kanë vijuar protestën gjatë gjithë natës në të ftohtë.
Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga politiko.al, të rinjtë janë veshur trashë, një pjesë mbështjellë me batanije dhe kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në shenjë proteste gjatë natës poshtë zyrës së Ramës. Nga ana tjetër, ata janë survejuar gjithë kohës nga efektivë policie të pozicionuar vetëm pak metra më tutje me automjetet e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

