FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studentët vënë shiritin tek ”Drejtësia”: Ndalohet kalimi

Studentët do ta nisin javën me një protestë masive para Kryeministrisë. Ata kërkojnë plotësimin e 8 pikave të tyre të panegociueshme dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar studentëve nëpër rrjetet sociale që të ulen e të dialogojnë për këto 8 pika. Studentët i kanë vënë shiritin Fakultetit të Drejtësisë për të ndaluar hyrjen në mësim. Një shirit me të cilin rrethohen zona për të mos kaluar.

Të rinjtë e universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar sot një protestë masive përpara Kryeministrisë. Sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?