Studimi/Kur duan të bëhen me fëmijë, çiftet e reja?
Bota ka ndryshuar shumë tre dekadat e fundit, në të gjitha drejtimet. Por një studim nga shoqatët e financuar nga OKB për çiftet e reja se kur ata dëshirojnë të kenë fëmijë ka nxjerrë në pah se përgjithësisht femrat mendojnë se duan të bëhen nëna nga mosha 30 deri në 35 vjeçe, ndërsa meshkujt e pyetur thonë se duan të bëhen baballarë nga mosha 35 vjeç deri në 40 vjeç.
Dhe sa fëmijë duan? Sondazhi tregon se mbi 70 % duan një deri në dy fëmijë.
Ndërsa një studim i udhëhequr nga Brunel University në Londër ka treguar se çiftet të cilët publikojnë gjithçka në rrjetet sociale kanë vetvlerësim të ulët, duke qenë se nuk janë të sigurtë për lidhjen e tyre në realitet duan të bëjnë një film për ti treguar spektatorëve, se çdo gjë është mirë mes tyre dhe se mund të jenë një shembull për tu ndjekur.
Janë aq të paqëndrueshëm sa e vlerësojnë lidhjen e tyre në bazë të fotografive, nëse njëri prej tyre nuk poston foto me tjetrin e konsiderojnë si tradhëti.
Këto çifte jetojnë një gënjeshtër, luajnë me realitetin dhe injorojnë çdo gjë që e bën një lidhje të vërtetë. Krijojnë një imazh dhe thjesht vazhdojnë të shtiren.
KOHA JONË SONDAZH

