FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmet kibernetike, nesër pezullohen shërbimet në zyrat e ”Aleat” për pasaporta dhe karta identiteti

Nisur nga sulmet e fundit kibernetike nga Irani në Shqipëri, ka bërë që Gjendja Civile të bëjë me dije se ditën e nesërme (e premte) nuk do të ofrohet shërbim në zyrat e ”Aleat” për pasaporta dhe karta identiteti. Ministria e Brendshme, thotë se masat janë marrë me qëllim për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike.

Njoftimi i plotë

Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr një sërë masash të integruara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta).

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për ditën e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?