FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tabaku: Vetingu nuk përjashton gjykatësit e diktaturës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se qeveria miratoi një projektligj që nuk perjashton gjykatësit e përiudhës së diktaturës që kanë dënuar me vdekje 5 mijë shqiptarë nga viti 1944-1991.

Në një postim në statusin e saj ne FB , deputetja e PD-së Tabaku, shprehet se “Qeveria sapo miratoi një projektligj i cili nuk përjashton gjykatësit e periudhës së diktaturës që kanë dënuar me vdekje mbi 5 mijë shqiptarë nga viti 1944-1991, shumica e të cilëve sot nuk kanë as varr ku të perkujtohen nga të afërmit e tyre”.

“Për fatin e keq projektligji i miratuar për vetting nuk ndalon gjyqtarët e asaj periudhe për të qenë sot gjyqtarë. Ligji i vetting ka shumë probleme, por për mua ky është ndër me kryesorët!”, shkruan Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?