‘Tahiri’, Naço-Felajt: Do votosh për t’u bërë mburojë, si do dalësh nga salla
Deputeti i LSI-së, Nasip Naço, i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News i tha deputetes së PS-së, Ermonela Felaj se nesër do të bëhej mburojë në Parlament duke votuar për mos arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Pjesë nga deklaratat:
Naço: Unë të mirëkuptoj. Je në pozitë të vështirë. Për formimin që ke, nesër do të votosh për t’u bërë mburojë, nuk e di se si do të dalësh nga salla.
Felaj: Mburoja nuk u është larguar juve për asnjë ditë të vetme për atë punë.
Naço: Asnjë deputet i LSI-së nuk ka imunitet.
Felaj: Nuk vlejnë deklamacionet. Prokuroria italiane po bën një hetim që ia lejon ligji.
Naço: Politikisht nuk e mbroni dot sepse përgjimet kanë ardhur nga Italia. Foli i pari atje. Do të votosh edhe hapur dhe për fat të keq, në të njëjtën sallë e kemi parë në video ku shoku Enver i thoshte shokut Kadriun që të dënon partia dhe prokuroria ishte tek dera. Pas 30 vitesh, shoku Enver u thotë prokurorëve se nuk ua lë ta arrestoni.
KOHA JONË SONDAZH

