Takim Duka-Blushi-Shehi. Drejt formimit poli i tretë

Kreu i LIBRA Ben Blushi, Agron Duka i PAA, dhe Dashamir Shehi i LZHK kanë zhvilluar sot një takim, në qendër të të cilit thuhet se është ideja e krijimit të një grupimi të ri politik.

Takimi, fotot e të cilit janë publiukuar nga citynews.al, vjen pas disa qëndrimeve dhe artikulimeve publike se vendit i nevojitet një pol i tretë politik pas marrëveshjes dhe pazarit Rama-Basha. Agron Duka disa ditë më parë duke folur për mediat pranoi se ishte duke lëvizur në drejtim të një platforme e cila do të sillte pas disa negociatash bashkimin e disa faktorëve parlamentar dhe jo parlamentar në një front të vetëm politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krerët e partive pritet të zhvillojnë takime dhe me subjekte të tjera politike që janë të interesuara për angazhimin në një front të ri.  Mësohet se në këtë front do të bashkohen edhe shumë eksponentë me peshë politike në vend, të cilët nuk pranojnë situatën aktuale dhe kërkojnë një qasje tjetër ndaj zhvillimeve ekonomike, politike dhe shoqërorë të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?