Takimi me ambasadoren Kim, Kryemadhi: Kush ka gëlltitur lugën e çorbës së prishur, do vjellë gjithë jetën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar takimin me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim dhe kreut të KQZ Celibashi në shoqërinë e Gjiknurit dhe Tabakut. Kryemadhi tha se në takim nuk u përmendën emra sa i takon financimit rus në PD në vitin 2017 ndërsa komunikoi se do të hetohet.

Po ashtu Kryemadhi shtoi se ligji për financim të partive politike ka nevojë për shqyrtim. E ndalur tek financimi i rus për PD, ajo theksoi se kushdo që e ka gëlltitur çorbën e prishur, ka për të vjellë gjithë jetën.

Është bërë emergjente ngritja e barrierave për mosdepërtimin e financimeve ruse që cënojnë sigurinë e Shqipërisë, aq më shumë në situatën ku gjendemi. Mendoj që kjo është ajo që kemi ngritur me kohë. Ka më shumë se 6 vite që flas për influencën ruse në vend. Por më mirë vonë se kurrë. Ka ardhur koha që dy paritë e tjera të marrin eksperiencën e LSI apo Partisë së Lirisë sot, që të gjithë donatorët t’i kenë me emër dhe mbiemër donatorët. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim. Duke e bërë burokratike stimulohen më shumë paratë e pista. përgëzoj takimin me Kim dhe bashkëpunimi i gjithë partive të vijojë edhe më tutje. Ka një proces që do vazhdojë të hetohet dhe do hetohet edhe jashtë Shqipërisë. Kush e ka gëlltitur lugën e çorbë së prishur ka për të vjedhur gjithë jetën”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?