Taulant Balla: Ilir Meta si President ishte zgjedhja më e gabuar

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur nga Fieri për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Balla tha se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të Republikës do të zhvillohet në datë 16 maj dhe se beson që koha është e mjaftueshme për një dialog të hapur, konstruktiv e transparent me të tre grupet parlamentare të opozitës për t’i dhënë Shqipërisë një president të të gjithë shqiptarëve.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse është gati maxhoranca të miratojë një president nga opozita nëse do të ketë një kandidaturë, Balla tha:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sikurse ne e kemi thanë që nuk duam një president nga PS. Mendoj një president i mirë duhet të jetë një president që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sepse kështu e ka përcaktuar Kushtetuta, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Besoj i keni ndjekur sondazhet. Një president që ishte udhëheqës i një partie të opozitës ishte udhëheqësi më i keq në 30 vite”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?