Taulant Balla: Nuk kam kënduar këngë për Enver Hoxhën

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook një video të vjetër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës. Vokshi thotë se në video shfaqet Taulant Balla, në atë kohë fëmijë, që këndonte me grupin e të rinjve të Librazhdit një këngë për diktatorin Enver Hoxha. Reagimi i Vokshit u bë pas deklaratës që bëri Tualant Balla për një padi penale ndaj deputetes së PD, lidhur me akuzat për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Lidhur me videon, ka reaguar sërish Tualant Balla. Sekretari i Përgjithshëm i PS deklaron se nuk ka kënduar ndonjëherë këngë për Enver Hoxhën.

“Këta nuk paskan as turp kur gënjejnë gjithë ditën dhe as minimumin e dinjitetit njerëzor. Si ka mundësi që as nuk skuqen dhe as kërkojnë ndjesë kur gënjeshtra u del në publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në respekt të publikut, po sqaroj se një këngë në festivalin e Gjirokastrës për diktatorin nuk është kënduar kurrë nga unë por nga dy nxënës të asaj kohe nga zona e Prrenjasit të cilët quhen A.Belba dhe A. Omeri”,- shkruan Taulant Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?