FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taulant Balla: Parlamenti Europian votim historik në favor të Shqipërisë

Deklaratë e Taulant Ballës, kryetar i grupit parlamentar të PS:

Përshëndes qëndrimin e Parlamentit Europian, i cili me votimin historik të ditës së sotme me 389 vota pro vlerësoi orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian.

Në kushtet ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Parlamenti i kërkoi Këshillit të hapë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim me të dy vendet për shkak se mos marrja e një vendimi minon besueshmërinë e politikës së zgjerimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falenderues ndaj Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për profesionalizmin në prezantimin e gjetjeve të raportit dhe në kërkesën për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?