FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taulant Balla: Shtyhet procesi për Presidentin e ri. Do të negociojmë me opozitën

Në një konferencë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, njoftoi se me kërkesë të krerëve të dy grupeve parlamentare të opozitës, është dakordësuar shtyrja me një javë e konferencës së kryetarëve, që do të nisë procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

“Shqyrtuam kërkesën e Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës për të pasur më shumë kohë në dispozicion. Spostuam me disa ditë të mbajtjes së konferencës së parë të kryetarëve. Do të mbahet me datën 4 maj. Më 10 maj do jetë raundi i parë për Presidentin.

Negociata me tre grupe të opozitës me dëshirën t’i japim Shqipërisë një president të të gjithë shqiptarëve, jo një president të PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koha në dispozicion deri javën tjetër, të jetë një kohë për të gjitha grupet parlamentare për të përcaktuar brenda vetes, qoftë mënyrën për kalendarin qoftë për kandidatin. Po vijon mbërritja e propozimeve nga publiku”, u shpreh Balla

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?