Taulant Balla viziton në spital efektivin e plagosur në Himarë
Aktualitet Politikë E Mërkurë, 16 Gusht 2023 14:28
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar sot në spital efektivin e policisë që u plagos mbrëmjen e djeshme në Pilur të Himarës, pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes disa personave.
Nga spitali i Vlorës, ministri Balla deklaroi se efektivi Redin Çaushaj ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën
“Efektivi është nën kujdes intensiv. Jemi më të qetë pasi është jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi Balla.

