Tavo sqaron votën për Teatrin: Dikush ka votuar me kartën time

Deputeti i LSI, Vangjel Tavo, rezulton sipas procesverbalit të Kuvendit se ka votuar ‘pro’ ligjit që synon ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Projektligji kaloi në seancë pas 12 orëshl diskutimi të nxehtë me 75 vota pro.

Në një reagim për Report Tv, deputeti i LSI sqaron se dje nuk ka qenë në Kuvend për arsye shëndetësore, ndërsa dikush tjetër ka votuar me kartën e tij të deputetit.

“Sapo jam informuar. Nuk kam qenë në seancë dje. Mungoja për arsye shëndetësore. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Dikush ka votuar me kartën time, mesa duket”- tha Tavo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karta e çdo deputeti ndodhet në tavolinën e tij në Kuvend dhe në jo pak raste deputetë të ndryshëm i përdorin për të votuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

LSI denoncoi më herët se Kuvendi kishte manipuluar votimin seancën e kaluar, ndërsa publikoi edhe procesverbalin e votimit ku rezultonte se Tavo kishte votuar pro ligjit të Teatrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?