“Të përgjigjemi në të gjitha mënyrat që meriton”, Berisha i drejtohet Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga podiumi i protestës së 12 nëntorit se janë në fillim të një beteje të madhe që do të çojë në rrëzimin e kryeministrit Rama.
Ai ju drejtua qytetarëve duke u thënë se ka qenë e qartë se si nga mikrofoni në mikrofon Rama ka përdorur një gjuhë e cila skuq çdo fëmijë, çdo grua e çdo prind në gjithë Shqipërinë.
“Edi Rama, për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të të përgjigjemi ty në të gjitha mënyrat që ti e meriton. Po të komunikoj sonte këtu vendimi është marrë, atje për së shpejti do të vijë gjykatësi sovran, do vijë këta burra dhe gra, priti aty se i kanë dy fjalë me ty. Më mirë priti këta se ne mund të përgjigjemi si të duash ti, por edhe populli i ka 2-3 fjalë me ty,” – deklaroi Berisha.
Ai u shpreh se pas 32 vjetësh, bota i sheh shqiptarët si njerëzit e gomoneve. Sipas kryedemokratit, kjo ndodh për shkak se Rama nuk i lë shqiptarët të votojnë të lirë.
Protesta ka nisur pak më pas orës 16:00, nga u lajmërua fillimisht. Ka një numër të lartë qytetarësh me pankarta në duar që kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama.
Sali Berisha nuk pranoi të prononcohej për mediat, ndërsa Ilir Meta bëri një thirrje edhe për qeverinë që të mos provokojë protestuesit, përveçse për qytetarët që i ftoi t’i bashkohen tubimit.
Forcat Speciale dhe policia janë në terren të mobilizuar për çfarëdolloj incidenti. Kryeministria u blindua para se të niste gjithçka, ndërsa shtyllat ndriçuese u grasuan.
Në tarracat e institucioneve përgjatë bulevardit ka efektivë gjithashtu.

KOHA JONË SONDAZH

