Të rinjtë e opozitës te Xhafaj: Jep dorëheqjen (FOTO)

Pas protestës marshim të 26 majit, ku mbështetësit e opozitës u konfliktuan me uniformat blu, sot të rinjtë e PD dhe LRI janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme ku kërkohet dorëheqja e Xhafajt.

Si simbolikë ata kanë sjellë dhe një gomone ku ka disa qese të zeza, në formën e atyre të hashashit. Ata kanë kërkuar largimin e Xhafajt duke thirrur “Jep dorëheqjen”, por edhe “Rama Ik”.

Protestës së të rinjve iu bashkuan dhe deputetët e opozitës të cilët më herët ishin në komisionet parlamentare ku kërkuan gjithashtu largimin e Fatmir Xhafajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Godina e ministrisë së Brendshme është rrethuar sërish nga një kordon policor, ku përqendrimi më i madh ka qenë në hyrjen e institucionit, ku dhe hyn ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?