Teatri/ Deputetja e PD: Rama do të mbytet në llumin që ka ndërtuar vetë. Të prishë Piramidën

E ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, deputetja e PD-së, Oriola Pampuri tha se në Shqipëri Rama vendos për çdo gjë, përfshirë edhe shkatërrimin dhe shembjen e teatrit.

Sipas saj Rama po kërkon të ngrejë kulla në një pronë publike, të cilat do t’i sillnin atij dhe bashkëpunëtorëve të tij 200 milionë euro.

Më tej Pampuri shtoi se do të jetë kjo vetëkënaqësi e Ramës e cila do ta zhysë atë në llumin që ka ndërtuar vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Që ky ligj do të vinte në parlament kjo dihej, edhe para se artistët të nisnin maratonën e protestave. Por edhe nëse ne do rezistonin, ky kryeministër është i vendosur ti shkojë deri në fund.  Ky është një vendim i kryeministrit, është një aferë e kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilat do ti sillnin 200 milionë euro fitime kryeministrit. Teatri është një tokë publike, është një godinë 100 vjeçare, dhe godina të tilla në botë ruhen si objekte historike dhe e tillë duhet të jetë. E dyta është një pronë publike dhe një pronë publike nuk mund të shfrytëzohet politikisht që nuk janë në shërbim të qytetarëve. Nëse narcizi u mbyt në çdo ujë që i pëlqente vetja, Rama do të mbytet në llumin që ata vetë po ndërtojnë”, tha Pampuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetja demokrate tha se kryeministri Rama nuk duhet të prishë objektet e artit dhe të kulturës, por simbolet komuniste në vend.

Sipas saj Rama mund të prishë piramidën e cila u ndërtua në emër të diktatorit Hoxha.

“Pse nuk duhet të shembim piramidën e cila u ndërtua në emër të diktatorit Hoxha. Pse mos prishim bunkierët të cilët sot i kanë kthyer në muze. Rama ka shpenzuar para pa fund për PPP-të për konçensionet, nuk paska ai para që të rindërtojë një teatër”, u shpreh Pampuri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?