“Teatri”, Malaj: Kemi një Kryeministër paranojak që shtetin e shikon si pronë të vetën

Një ditë pas votimit në Kuvend të ligjit për Teatrin Kombëtar, që parashikon shembjen e godinës aktuale të tij, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj nuk i kursen akuza ndaj qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Malaj gjykon se vendimmarrja e djeshme në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa vlerësuar aspak dekretin e Presidentit janë tregues që kemi të bëjmë me një Kryeministër paranojak, që siç thotë ajo, shtetin e shikon si pronë të vetën.

Pjesë nga intervista e deputetes së LSI-së

Swiss Digital Desktop Reklama

Dekreti i Presidentit ka kaluar ditën e djeshme për çëstjen e teatrit. Në fakt opozita e ka konsideruar si antikushtetuese të gjithë këtë mekanizëm që po ndodh me çëshjten e eteatrit. Pse e tillë znj. Malaj?

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo vetëm opozita, por unë mund ta quaj çëshjten e teatrit si qershia mbi tortë, është thjeshtë maja e ajsbergut, por në fakt çfarë fshihet pas teatrit është shumë më shumë se kaq. Kemi dëgjuar shumë polemika, shumë retorika madje dje kemi parë kryeministrin e vendit në një emisionet mediatike dhe kur u pyet për teatrin, asnjëherë nuk qëndroi te teatri për të thënë se cilat janë të metat e teatrit. Ndërkohë që janë marrë dhe janë futur emra njerëzish në qarkullim, personalitete të fushës së artit dhe kulturës, është luajtur me emocionin e tyre, është luajtur me bukën e gojës, është luajtur me njerëzit që janë të irrituar, është luajtur me shoqërinë civile dhe po luhet me gjithçka në këtë vend, dhe ka bërë që njerezit nuk po kuptojnë gjë se ç’po ndodh në këte vend. Pra teoria “Turbulloj për të turbulluar dhe jo turbulloj për të kthjelluar”, që ka qenë dikur e Mao Ce D’un-it, sot funskionon më shumë se çdo herë tjetër në këtë vend.

Që do të thotë që historia e teatrit ka kohë që ka filluar, nuk ka filluar sot dhe në histori kemi 15 vjet që dëgjojmë, sa herë që hipën njëri në karrige dhe merr menaxhimine qytetit të Tiranës dhe sa herë që hipën tjetri në pozicionin e menaxhimit të qeverise, gjithmonë del një histori e teatrit.

Kjo lidhet me disa problematika të disa individëve dhe politikave që bëjnë. Ose nuk e duam të shkuarën dhe kemi frike nga ajo, ose pjesën arkitekturore dhe ansamblin monument kulture nuk na intereson, sepse duam të ç’bëjmë një gjë sipas teorisë së ekstremizmit, që nëse do një vendi t’i heqësh historinë e tij, ç’bëjni çdo institucion dhe duke i ç’bërë çdo institucion, ky komb nuk do të ketë më të shkuar dhe të tashme, por do të ketë të tashme dhe të ardhme, sipas individëve të cilët e drejtojnë dhe e menaxhojnë situatën sipas pozicionit.
Ose kryeministri ka marrë pozicionin e njeriut që quhet diktator, i cili nuk do të dëgjojë askënd, e ka diktuar vetë, dikton çdo gjë në bazë të kapjes së interesave të oligarkëve, të cilët kanë menduar tashmë që të çuam në pushtet dhe pas mandatit të dytë, të fituar në thonjëza vetëm, pasi e gjithë problematike e zgjedhjeve, ka qenë aq e tmerrshme saqë për arsye nga më të ndryshmet, u mbyll një sy nga ndërkombëtarët, u mbyll një sy nga ata që u blenë e u paguan, u lexua vetëm ajo që u desh, për të cilët kërkojmë jo vetëm vettingun në politikë, por kërkojmë të drejtën e zbatimit kur shikojmë që ligji nuk zbatohet. Sepse ligji është në dorë të maliqit, dhe maliqi thotë e di unë se çfarë bëj dhe se ligjet të rrijnë aty, dhe ti kur shkon në Parlamentin shqiptar nuk arrin të artikulosh mendimet, jo vetëm opozitare, por të drejtën e fjalës, për atë që ti je votuar . Ti je deputet që përfaqësohesh nga 20 mijë votues dhe 20 mijë votues me problematikat e mëdha që kanë, me problematikat që lidhen me të përditshmen, duke filluar që nga buka gojës.
Po të shikosh statistikat e OKB-së, dilte që 200 mijë shqiptarë kanë nevojë për bukën e gojës. Një shifër alarmante, në mes të alarmantes dhe luksit për të prishur institucione që janë embleme e historise se një vendi, qoftë edhe të nostalgjise të një vendi, sepse ti s’mund ti heqësh nostalgjinë njerëzve në emër të asaj që jam unë tani dhe nostalgjik duhet të jem unë. Këto të çojnë në disa paranoja.
Paranoja e parë është që ti shtetin e shikon si pronë tënden. Paranoja e dytë është që ti nuk bën transparencën dhe nëse ti nuk bën transparencën, ti qytetarët e tu nuk i vlerëson, i quan sikur janë disa mekanizma, të cilat mund ti vendosësh dhe si loz në lojën e shahut pa kundërshtar dhe kundërshtarin e bën vetë, dhe opozitarin e bën vetë, dhe fituesin e bën vetë, dhe tokën e bën vetë, dhe golin e bën vetë, edhe rrjetën e bën vetë. Pastaj problem më i madh është që i jep popullatës një ushqim të gënjeshtër, nuk i jep ushqimin e përditshëm që duhet ti falësh sot, por i jep ushqimin e gënjeshtër duke bërë pseudozgjidhje në tavolinë, kur në fakt ti zgjidhjet i ka mbaruar .

Do kemi fonde për të ndërtuar një teatër të ri? Prandaj do kemi zgjedhur një zgjidhje qytetarëve për të ndërtuar një teatër modern?

Po nqs nuk ke fonde për të ndërtuar një teatër të ri, atëherë pse je kryeministër i këtij vendi? Është si historia e një familje, ditën kur ti nuk ke mundësi për të krijuar të ardhurat e tua, atëherë pse merr përsipër dhe thua që jam i suksesshëm. Çfarë dmth me nuk kam fonde për të ndërtuar një teatër të ri? Jetojmë në një shekull ku historia e fondeve dhe të ardhurave, duke pasur parasysh të ardhurat, marrëdhëniet ti thua që unë e kam rritur me kaq. E gjitha kjo është propagandë. Po të vazhdojmë nga të gjithë ju që jeni këtu, pot ë vazhdojmë te unë, te ju, te operatorët që janë këtu, po të vazhdojmë të qytetari i thjeshtë, i cili megjithëse ka halle në të përditshmen, çohet në pikë të mëngjesit dhe thotë pse nuk shkoni në Parlament, se po nuk shkuat në Parlament do t’ju presi rrogën dhe nuk e kupton që puna e një politikani nuk është nëpunës dhe rrogëtar, por është njeriu i cili duhet të çojë problematikat në çdo vend dhe të jetë pranë zgjidhjes së problemit.

Bën këtë situatë që ti të kuptosh se ne jetojmë në një situatë absurdi, dhe në absurditetin tonë dëgjohet dhe historia kur ti nuk ke lekë. E marrim të mirëqenë se ti nuk ke lekë, sepse normalisht GDP e arsimit e ke të ulët, GDP e mjekësisë e ke të ulët, zhvillimin e ekonomisë ti nuk e bën dot, ke futur termin e PPP-së, që do të thotë hajde ti bëjmë të gjitha gjërat së bashku. Shumë bukur! Do ti japësh zhvillim një biznesi, jepja zhvillimin. Por si do t’ja japësh, me përzgjedhjen tënde? Jo me të drejtën e garës? Atëherë ku është shteti demokratik? Atëherë ku janë ligjet unë i barabartë me të gjithë? Atëherë ku janë ligjet që unë bëj atë çfarë dua dhe ti do zbatosh ligjin? Atëherë ku është historia që ti renditesh i pari në rajon që ke numrin e të burgosurve më të lartë? Pra këto pikëpyetje të çojnë në një pikë: Ku po shkojmë? Po shkojmë në një shtet që është i kapur, ku në një farë mënyre kryeministri pranon që po unë jam, s’kam fuqi ta menaxhoj dhe do t’jua jap njerëzve. Po si do t’ua japësh?  Atëherë kur ti bën ligje të posacme për rregulla jo të drejta loje, pyetja ime është: Edhe një fëmijë i klasës së parë që do të jetë i barabartë me shokun e bankës, paçka se mamaja e njëri apo babai i njërit ka më të ardhura se tjetrit, thotë unë dua të jem i barabartë, atëherë pse të tjerët nuk paskan të drejtë dhe të hyjnë në garë? Pse kjo garë qenka e paqartë dhe e kapur që në krye të erës dhe e dedikuar që ti do ta fitosh këtë gjë?

7pa5 - Mazhorance - Opozite për teatrin - 21 Shtator 2018 - Show - Vizion Plus

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?