Teatri, Vasili: Duart e përgjakura Makbethianë, që nuk do të lahen kurrë

Nga Petrit Vasili

Teatri, duart e pergjakura Makbethianë, që nuk do të lahen kurrë.

Kundër Teatrit dhe jo në Teatër;
në parlament në një sallë ku era e rëndë e injorancës kutërbon dhe jo në Skenën e Teatrit;
nga 75 obskurantistë,
shpirtshitur e inkuizitorë dhe jo nga të vërtë aktorë,
…..u luajt Makbethi qeveritar, grabitqar,
syshqyer, zg
rdhitës.
Sipari ra në skenën e rremë parlament por në duart e tyre gjaku kullon e kullon….. në duar, në mendje në ndërgjegje.
Do të dojë një ditë, një mesditë, një muzg, një natë të thellë Makbethi kryeqeveritar që t’i lajë duart.
Por do të vuajë pa fund sepse sa me shumë t’ i lajë aq me shumë ato burojnë gjak.
Do përpiqet t’i fshijë pas rrobave, pas karriges, pas shpinës së sejmeneve shpinëpërkulur, por më kot, ato përsërijnë burojnë e burojnë gjak.
Nga ankthi, nga gjumi që e ka braktisur, nga gërryerja pa shërim e ndërgjegjes, nga buçima ndër veshë e mallkimeve që vijnë nga fundi i shpirtit, nga urrejtja që vjen nga sytë me lot….Ai nuk do çlirohet kurrë.
Vetveten nga fantazma e vetes nuk do të mund ta ndajë kurrë.
Ç’fund i tmerrshëm e i frikshëm…..

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?