FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tedi Blushi: Opozita do kandidojë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se opozita do kandidojë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një intervistë për Euronews Albania, Blushi u shpreh se PL njeh vetëm një PD, ajo që drejtohet nga Sali Berisha dhe do mbështesë pa kushte çdo kandidat të PD.

“Ne e kemi të qartë pozicionin tonë që e kemi bërë publik dhe që mbështetet në dy shtylla: do mbështesim çdo kandidat të PD në të gjitha bashkitë; PL do marrë pjesë në garën për këshillat bashkiakë, ku do angazhohemi për një rezultat spektakolar. Do mbështesim pa kushte çdo kandidat të PD. Për ne çdo bashki do shihet si bastion i opozitës, nuk do kërkojmë asnjë bashki, edhe në bastione të PL, është PD që do të vendosë”, tha Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?