Tension në Kuvend, Vokshi: Rama frikacak, sulmon gazetarët
Seanca e kësaj të enjte, vjen fill pas protestës së opozitës dhe pas incidente të ndodhura gjatë tubimit tek Ministria e Brendshme.
Në fjalën e saj, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka hedhur akuza se kreu i qeverisë Edi Rama sulmon gazetarët, dhe fjalën e kishte për dhunën ndaj Kryeredakorit të gazetës ”RD”, gjatë tumbit të opozitës tek Ministria e Brendshme.
Pas fjalës së Vokshit e cila u ndërpre nga kreu i kuvendit, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, por kreu i kuvendit ka ndërprerë për 10 minuta seancën.
Ndërprerja e seancës erdhi pasi deputetja Albana Vokshi po fliste jashtë rendit të ditës. Ajo kërkoi të thirret me urgjencë në seancë dëgjimore kryerdaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Blendi Kasmi më 4 qershor. “Zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe sigurimin e jetës së gazetarëve”, tha Vokshi.
KOHA JONË SONDAZH

