Tërmeti i fuqishëm 6.2 ballë godet Stambollin

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 goditi sot qytetin e Stambollit, një nga metropolet më të mëdha dhe të rëndësishme të Turqisë.

Sipas raportimeve të para, janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale, lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik dhe kanë detyruar qytetarët të evakuohen nga ndërtesat. Tërmeti u ndje në të gjithë provincat e qytetit që shtrihet mes brigjeve evropiane dhe aziatike të ngushticës së Bosforit.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua në orën 12:49 me orën lokale, me epiqendër në zonën e Silivrit, rreth 80 kilometra në perëndim të Stambollit, dhe një thellësi prej 9.92 kilometrash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani, raportohet për një person të lënduar, i cili mësohet se është hedhur nga ballkoni nga frika në momentin e lëkundjes. Megjithatë, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që numri i të lënduarve të rritet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky tërmet konsiderohet ndër më të fortët që ka goditur Stambollin në vitet e fundit, një qytet ku jetojnë rreth 16 milionë banorë.

Institucioni turk për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, AFAD, ka këshilluar qytetarët të qëndrojnë në ambiente të hapura dhe të shmangin qëndrimin pranë ndërtesave derisa situata të qetësohet plotësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?