Tirana dhe Shkupi drejt BE, Rama: Me hir apo me pahir, do martohemi me të dashurën tonë

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga Shkupi, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të ndjekin rrugën drejt Bashkimit Europian, me hir apo me pahir. Ai e quajti unionin “e dashura jonë e përbashkët”.

“Marrëdhëniet tona bilaterale nuk kanë qenë kurrë më mirë dhe po japin rezultate. Nisma e Ballkanit të Hapur na ka dhënë dobishmëri në shifra. Shikoni eksportet dhe importet, ka një trend në kapërcim të historikut në vite.

Ne jemi në një fazë që do të jetë jo e lehtë, një fazë e re, që ka afirmuar se vendi ynë është në familjen e bashkuar europiane. Kjo ka ardhur si falë pasionit, punës dhe rezultateve tona për t’u martuar me hir apo me pahir, me të dashurën tonë të përbashkët, Europën e Bashkuar”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Kovaçevski, Edi Rama u ndal dhe te 21 marrëveshjet e firmosura sot me vendin fqinj. Sipas tij, Maqedonia do ketë një port të thatë, si Prishtina, vazhdim i Portit të Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?