FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Toyota” me euro, Spaho: Shqipëria, lavatriçja e pastrimit të parave

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Edmond Spaho ka deklaruar në kuvend se negociatat nuk janë hapur dhe as janë shtyrë në qershor 2019. Sipas tij, qeveria ka ngelur në klasë me testimin më të rëndësishëm të Shqipërisë në Europë. Spaho theksoi qëndrimin e opozitës tek pastrimi i parave të pista, që sipas tij drejtohet nga kryeministri Rama.

”Negociatat nuk u hapën, qeveria feston, kjo është absurde. Shqipëria është kthyer në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në botë. Me se do ndërtohen kullat, ku gjenden paratë? Ndërtimet me vetë financim? Ku qenka kjo gjë, në asnjë ekonomi tregu në botë nuk ndodh, por këto janë para të drogës dhe të krimit. Po rritet ndërtimi, po nga vijnë paratë? Ra kursi i këmbimit, sa euro kanë hyrë në vend? Krimi i organizuar ka lidhje me qeverinë. Ata që thonë se është eliminuar kultivimi i kanabisit, thjesh gënjejnë”,-shtoi Spaho.

Sipas deputetit demokrat, Prokuroria dështoi edhe me kryerjen e ekspertizës së audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “Pse nuk ka ardhur ekspertiza nga Italia?”,-shtoi kreu i grupit parlamentar i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?