Tritan Shehu: Avokatët e koncesionit spekulativ “Chek Up”

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar sot për deklaratat e PS-së në mbrojtje të koncesionit për kontrollit shëndetësor “Check up”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu thotë se duhet “guxim”  të mbrosh vjedhjet që janë bërë në emër të mjekësisë.

Duke ju referuar tezave të PS që e cilësojnë këtë koncesion si një investim të rëndësishëm, deputeti demokrat shprehet se një projekt i tillë është vjedhje e hapur që haset vetëm në vendet e Afrikës Qendror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si profesionist i fushatës së mjekësisë, Shehu kërkon nga PS që të tregojnë qoftë edhe një studim të vetëm për dobinë e këtij investimi te qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e plotë e Tritan Shehut:

Lexova nje deklarim-pamflet te te majteve per Check up-in e “shendetin e demtuar”!! Guxim te “mbrojne” spekullimin check up, qe realisht vetem po varferon me tej sistemin tone shendetesor ne mizerje.

Sajese “sui generis” kjo, vetem per te maskuar tjetersimin e fondeve te shendetesise. Le te me tregoje dikush nje model te tille nga vendet e zhvilluara-ndoshta ekziston dicka ne Afriken Qendrore te varfer, ku cdo fond vetem “rrembehet” nga “skifteret”.

A munden keta “avokate” te ketij mega investimi spekullativ me fondet publike e pa rentabilitet klinik, te me tregojne nje material shkencor te publikuar ku te dalin ne pah kush kane qene perfitimet shendetesore te popullesise, sa eshte ulur morbiziteti, vdekshmeria, kostoja spitalore etj etj nga ky i ashtuquajturi check-up.

Nuk ka asgje te tille! Harrova, ka nje perfitueshmeri ky projekt, ate te perfitimit material nga ideatoret!

Ndersa shendeti i qytetareve vecse demtohet me tej si pasoje e varferimit te metejshem e te skajshem te sistemit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?