Tritan Shehu: Tezat e Thaçit bien ndesh me interesat tona kombëtare

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu reagon përmes një postimi në facebook, lidhur me deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Tezat e Thaçit bien ndesh me interesat tona kombëtare e stabilitetin e rajonit. Ai dje kërkoi përfshirjen e Parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë në aventura të rrezikshme “bashkimi kombëtar”, qe u shkojne per shtat atyre qe duan te na kthejne ne faktor destabiliteti, te na mbajne neve dhe Rajonin larg BE-së!! Disa muaj më parë duke aktivizuar përrallën e qarqeve serbe për Bin Laden në Shqipëri, na kompromenton me “terrorizmin islamik”. Shkruan Shehu ndërsa shton se me “shkëmbimin e territoreve” ai me bashkautore rigjallëroi një aspirate të dominimit serb në Rajon, por qe u “arshivua” ne Berlin.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Tezat e Thaçit, ndesh me interesat tona kombëtare e stabilitetin e Rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai dje kerkoi perfshirjen e Parlamenteve te Kosoves e Shqiperise ne aventura te rrezikeshme “bashkimi kombetar”, qe u shkojne per shtat atyre qe duan te na kthejne ne faktor destabiliteti, te na mbajne neve dhe Rajonin larg BE-se!!

Disa muaj me pare duke aktivizuar perrallen e qarqeve serbe per Bin Laden ne Shqiperi, na kompromenton me “terrorizmin islamik”.

Me “shkembimin e territoreve” ai me bashkeautore rigjalleroi nje aspirate te dominimit serb ne Rajon, por qe u “arshivua” ne Berlin.

Se fundmi ne sinkron me ata qe kerkojne te na “veshin kostumin” nacionalist te “Shqiperise se Madhe”, ky President u ben te tilla thirrje Parlamenteve, ne kundershtim me detyrat e juridiksionin e tij.

Thaci godet keshtu edhe “Paketen Ahtisaar”, qe eshte dokumenti baze i lirise e pavaresise se Kosoves, i vendimit te Gjykates se Hages, i Kushtetutes se saj.

Te tilla teori qe rihapin edhe endrat e “Serbise se Madhe” nepermjet ndryshimit te kufijeve, vetem demtojne imazhin e interesat shqiptare ne keto periudha te veshtira, na izolojne.

Pse nje President do te ndermerte kete hap duke perfshire edhe Shqiperine ne te tilla aventura: prej nje dosjeje, per interesa te tjera okulte, “per te lare…” mbas “shuplakes” se Berlinit?!

Cdo gje eshte e mundur, por sidoqofte pergjigja duhet dhene e prere: ne e kemi

“fytyren” vetem drejt Europes, aty do te bashkohemi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?