U shfaq në përgjime duke dhënë para për vota, arrestohet kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit

Policia e Tiranës ka arrestuar kandidatin për deputet të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Etion Joka, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

32-vjeçari u shpall në kërkim disa muaj më parë nga Policia e Tiranës dhe dosja në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Apeli i GJKKO-së ka vendosur masën arrest me burg për Jokën në mungesë, ndërsa SPAK i kishte dërguar kërkesë policisë së shtetit për kapjen dhe arrestimin e tij

Swiss Digital Desktop Reklama

Joka, shfaqej në një video të publikuar në media duke dhënë para për vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i arrestimit sot

Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?