U vra apo u zhduk Ervis Martinaj? Rama: Një përgjigje e kemi, por policia duhet të mbështetet në prova
Policia e Shtetit duket se është drejt zgjidhjes shumë shpejt të çështjes së fatit të Ervis Martinajt, i cili prej javësh është zhdukur dhe ende nuk dihet se çfarë ka nodhur me të ndërkohë që shumë dyshime ka se edhe mund të jetë vrarë.
Ka qenë Kryeministri Rama i cili tha sot se policia e ka një përgjigje dhe shumë shpejt do ta bëjë publike të mbështetur me prova.
“Nëse përgjigjja do ishte e do ishte mbajtur e fshehur do kishte dalë. Përgjigjja e policisë duhet të mbështetet edhe në prova, jo thjesht një përgjigje. Mendoj se një përgjigje e kemi pak a shumë e kemi që sot, por policia duhet të jetë e mbështetur në prova”- u shpreh kryeministri Edi Rama0
KOHA JONË SONDAZH

