FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Udhëtoi me Audin e ”Habilajve”? Gjebrea s’i duron thumbat e Nokës

Çështja ”Tahiri” prej ditës së djeshme, ka të përfshirë edhe emrin e deputetes së PS-së, Elona Gjebrea.

Thuhet se Gjebrea ka udhëtuar me ish-shefin e saj, Saimir Tahirin në kohën që ai ka qenë ministër i Brendshëm dhe ajo zv/ministre, me makinën Audi që Tahiri ua kishte shitur Habilajve.

Kaq ka mjaftuar dhe sot në Komisionin e Ligjeve ka shkaktuar debat. Deputeti i PD-së, Flamur Noka, me ironi ka hedhur kunja ndaj deputetes Gjebrea.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ky është buxheti i krimit, buxheti i Habilajve. Kanë dalë emrat konkret. Apo jo zonja ish-Zv/Ministre?”,-iu drejtua deputeti i PD-së Flamur Noka Gjebreas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa ajo ia ktheu: ”Çfarë do më thënë me këtë ti?? Nuk më intimidon dot mua”.

Debatet

Noka: Ky është buxheti i Habilajve, i krimit. Kanë dalë emra konkret. Apo jo, zonja ish-zv.ministre e Brendshme?!

Gjebrea: Çfarë do të thuash me këtë ti?! Nuk më intimidon dot mua me këto….

Felaj: Nuk keni të drejtë të provokoni asnjë, ne jemi deputetë, jemi të zgjedhur, jemi të barabartë….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?