Vasili: 4 fakte nga Berlini dhe përgjegjës është Edi Rama

Pas kthimit nga Samiti i Berlinit, aty ky sipas medieve të huaja prestigjoze, Shqipëria u vlerësua me nota negative, sot në mbledhjen e grupin e PS-së, kryeministri Edi Rama tha se Gjermania do të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë për integrimin e vendit në BE.

Ndryshe mendon Petrit Vasili. Përmes një reagimi në facebook, ai thotë se kreu i qeverisë, la Shqipërinë pa negociata dhe Kosovën pa viza. ”Edi Rama la Shqipërinë pa negociata dhe Kosovën pa viza, këtë s’e luan topi! Edi Rama në Berlin i vuri vulën paaftësisë dhe mediokritetit të tij. Shkurt, u soll si shkollëpak, pa klas, me një provincializem lipizhari dhe lypës për cepa buzëqeshjeje apo tokje të rastësishme krahësh”,-shkruan Vasili.

Sipas ish-kreut të ish-grupit parlamentar të LSI-së, 4 ngjarje ndodhën në Berlin dhe përgjegjës është Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

1.Ja mbyllën gojën për projektin e poshtër të shitjes së teritorit të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

2.Shqipërinë e la pa hapjen e negociatave, për të cilat genjeu një vit rresht shqiptarët.

3.La Kosovën pa viza per shkak të shtetit të tij të kriminalizuar.

4.E përfaqësoi Shqipërinë për faqe te zeze me ata derdimenë, që kishte marrë me vete dhe me të cilët gajaset Shqipëria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?