Vasili: A mos janë futur paratë e drogës edhe në Prokurori?

Kreui deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për situatën e krijuar nga narkotrafiku. Në një reagim në Facebook Vasili thotë se paratë e drogës kanë ndryshuar kursin e euros dhe po hyjnë në ekonominë e ligjshme.

Ai kërkon reagimin e Prokurorisë për këtë situatë, ndërsa shtron pyetjes: “A mos jane futur parate e droges kembekryq edhe ne prokurori dhe ja kane lidhur duart e i kane mbyllur sytë”.

Deklarate e plotë e Petrit Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qindra milionet e droges trondisin kursin e euros ,Prokuroria nuk i sheh….Kjo ishte reforma ne drejtesi???

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurori i antimafias Nicola Grattieri deklaron qarte qe Shqiperia eshte vend i perfshire nga droga dhe parate e droges blejne zgjedhjet dhe jane futur ne bisnesin e ndertimit.

Ne Shqiperi eshte tronditur kursi i euros per shkak te qindra milion euro te droges qe futen ne bisnese ndertimi mu ne mes te Tiranes.Fakt shume i qarte dhe shkaterrues per shoqerine ,ekonomine dhe demokracine shqiptare,qe e sheh cdo shqiptar, nga ekonomistet e deri tek qytetari me i thjeshte

Prokuroria “cuditerisht” nuk e sheh,nuk leviz gishtin,ben sikur merret me gjithshka, por jo me kete.

A mos jane futur parate e droges kembekryq edhe ne prokurori dhe ja kane lidhur duart e i kane mbyllur syte.Sepse kullat e parave te droges nuk ka nevoje as ti hetosh pasi shihen edhe dritaret e prokurorise.

Kjo heshtje eshte kriminale sa edhe vete droga”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?