Vasili: Ministrja meksikane dorehiqet për parime, ndërsa Rama shkruan përçartje mëngjesore

Ish-kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar dorëheqjet e disa liderëve botërorë, të cilët kanë lënë postet e tyre së fundmi dhe, nga ana tjetër, bën krahasimin mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se “Dorëheqjet për shkak të standardeve të larta të politikës parimore nga Austria, Anglia edhe nga Meksika e largët janë prova, që ndan një politikan nga një sharlatan”.

Postimi i plotë i Vasilit

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Meksikës dorëhiqet për parime, ndërsa Rama shkruan përçartje mëngjesore!?

Swiss Digital Mobile Reklama

Dorëheqjet për shkak të standardeve të larta të politikës parimore nga Austria, Anglia edhe nga Meksika e largët janë prova, që ndan një politikan nga një sharlatan.

Dihet pse dha dorëheqjen Kurz dhe May.

Por sot vjen një shembull i jashtëzakonshem nga Meksika.

Lexojeni arsyen e doreheqjes se ministres se mjedisit te Meksikes dhe kuptoni cfare kryeministri eshte Edi Rama dhe cfare standartesh morale dhe politike mizerabel e udheheqin tek zvarritet turpshem neper letra te cartura, qe vijne ere injorance e mediokritet dhe myk padijeje.

Josefa Gonzalez Blanco Ortiz Mena, ministre e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore te Meksikes dha dorëheqjen pasi ajo kishte shkaktuar nje vonesë për udhëtarët,që udhëtonin në ate aeroplan dhe ekuipazhin e saj.

Gonzalos deklaroi dorehjen dhe tha:
“Nuk ka asnjë justifikim. Askush nuk duhet të ketë privilegje dhe përfitimet e një personi, madje edhe në kryerjen e detyrave të veta, nuk mund të jenë mbi mirëqenien e shumicës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?