Vasili nxjerr dokumentin: SPAK hapi sytë! Paligjshmëria në inceneratorin e Fierit ulërin

Nga Petrit Vasili

Komuniteti nuk u pyet. SPAK hapi sytë, paligjshmëria në Inceneratorin e Fierit ulërin!(Dokumenti).
Në 3 mars 2017, si Ministër i Drejtësisë i jam drejtuar me letër zyrtare këshilltarëve bashkiakë të Bashkisë Fier, të cilët ngrinin shqetësime të mëdha dhe përcillnin dhe njëherë edhe peticionin e 1200 banorëve të Mbrostarit, lidhur me incerenatorin e Fierit.
Organet e qeverisjes vendore ne detyrim te Nenit 16 te ligjit, janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes.
Ndërsa Neni 18, detyron Këshillin Bashkiak që përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve zhvillon seanca të këshillimit bashkiak me komunitetin. Këto seanca janë veçanërisht të detyrueshme, sipas rasteve të parashikuara të nenit 54.
Neni 54 përcakton në pikën E: Që kur ka çështje që i takojnë kësaj pike, konsultimi është i detyrueshëm.
Pika E është miratimi apo tjetërsimi i dhënies në përdorim të pronave të tretëve.
Çfarë ishte prona në Mbrostar? Ishte tokë bujqësore, që po tjetërsohej në truall urban. Dhe përpara marrjes së këtij vendimi është i detyruar para shqyrtimi dhe zhvillimi i seancave të dëgjimit me komunitetin.
Në dhunim te Ligjit të Vetëqeverisjes Vendore kurrë nuk u zhvilluan seanca të tilla për të dëgjuar Komunitetin as nga Këshilli Bashkiak dhe nga asnjë institucion tjetër.
Por paligjshmëria vazhdoi të thellohet keq e më keq.
Vendimi për vendosjen e Inceneratorit në Mbrostar u mor nga rilindja në dhunim te ligjit vetëm me shumicë të thjeshtë.
Ligji për Vetëqeverisjen Vendore kërkon që vendimet të merren me 3/5.
Neni 55 pika 4 percakton: “Vendimet merren me jo më pak se tre të pestat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit për rastin e parashikuar në shkronjën “e”, të nenit 54, të këtij ligji”.
Me mosveprimin e tij SPAK- u po e rëndon keqas veten sepse shkelja e ligjit është kaq e thjeshtë dhe e qartë.
SPAK vendosu në krah të ligjit, të interesit publik dhe të qytetarëve boll u vendose shëmtueshëm vetëm në krah të qeverisë dhe të shkeljes së ligjit.
Ja dhe dokumenti zyrtar, që është një prove tjetër në ndihmë të hetimit dhe nxjerrjes së përgjegjësive të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?