FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: PD-LSI, koalicion i shkëlqyer. Gati të përballemi me mafien e rilindjes si Zaevi që u gjakos

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se koalicioni opozitar mes PD dhe LSI-së është një aleancë fituese përballë rilindjes. Në një intervistë në “Syri TV”, Vasili tha se aleanca mes PD dhe LSI “koalicion i shkëlqyer përballë mafies së rilindjes”.

Lidhur me fushatën elektorale dhe përballjen me mazhorancën qeverisëse, Vasili tha se opozita është gati për çdo skenar. Ai përmendi betejën e zhvilluar mes opozitës dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku Zoran Zaev u gjakos në sallën e Parlamentit për të mbrojtur parimet demokratike përballë qeverisë së Nikolla Gruevskit.

“Opozitë balet nuk ka. Gati të përballemi si Zaevi që u gjakosë në luftë me mafian e rilindjes. Mafiozet e rilindjes do ndëshkohen si nazistët në Nurenberg”,- tha ndër të tjera Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?