Vasili-PS: Jepini ilaçe dhe jo argumenta kryepsikopatit të qeverisë

Shtyrjen e çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë për qershorin e ardhshëm ka qenë kryefjala e debatit në sallën e Kuvendit. Në tabelë qitje është vënë kryeministri Edi Rama, dhe ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i jep socialistëve një këshillë. Në një postim në facebook, Vasili thotë se Ramës duhet ti japin më shumë ilaçe Ramës, sesa argumenta.

”Negociatat jo vetëm nuk u hapen, por u mbyllën me kyç pasi europianët u tmerruan, kur pane dhe njohen te marrin pa sherim, qe qeveris Shqiperine. Gabimi i vetëm i opozitës është kryeministrit të çmendur i flet me argumenta në vend se t’i japë ilaçe. Kryeministri ka nevojë për shumë ilaçe, bile per aq shumë sa për dozën opozita duhet të konsultohet me ndonjë veteriner”,-shkruan Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?