Vasili: Rama rrit taksat për llogari të oligarkëve

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeveria “Rama” ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit. Në një koment në Facebook, ai shton se janë 100 milionë euro më pak në arkën e shtetit, si pasojë e keqmenaxhimit të qeverisë.

Sipas tij, këto para mungojnë për shkak të mos mbledhjes së taksave nga për bizneset e mëdha. “Kryeministri dhe qeveria e tij ka mbledhur 100 milionë euro me pak nga plani, që ka bërë po vetë në vitin 2017. Kushdo e kupton fare lehtë që oligarkët fshehin të ardhurat dhe nuk paguajnë detyrimet tatime e taksa. Oligarkët nuk paguajnë energjinë elektrike me miliona euro. Oligarkët zhvasin qindra milionë euro me koncesione dhuratë nga kryeministri dhe po tu mungojë ndonjë lekë nga fitimi ja kompenson kryeministri”,- shkruan Petrit Vasili.

Përfaqësuesi i LSI shton se këto para që oligarkët nuk pranojnë t’i japin për buxhetin e shtetit do të paguhen nga shtresat më në nevojë të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kryeministri rrit taksat edhe për pensionistët për llogari të oligarkëve. Kryeministri dhe qeveria e tij ka mbledhur 100 milionë euro me pak nga plani, që ka bërë po vetë në vitin 2017. Kushdo e kupton fare lehtë që oligarkët fshehin të ardhurat dhe nuk paguajnë detyrimet tatime e taksa. Oligarkët nuk paguajnë energjinë elektrike me miliona euro. Oligarkët zhvatin qindra milionë euro me koncesione dhuratë nga kryeministri dhe po tu mungojë ndonjë lekë nga fitimi ja kompenson kryeministri.

Ndaj i mungojnë buxhetit 100 milion euro vetëm në 2017.

Pensionistet e varfër duhet të paguajnë taksë për arsimin, dyfishin e taksës së shërbimit, taksë ndërtimore, 50% më shumë për ujin e pijshëm të gjitha këto taksa e tarifa të shtuara përveç atyre ekzistuese.

Thënë thjesht nga ai pension i mjeruar më shumë se sa një pension mujor u ikën pensionisteve për të paguar taksat e tarifat që rriten çdo vit.

Zhvat kryeministri varfërinë e dhimbshme të pensionistëve deri në pikën e fundit që ta mbushin ata arkën e shtetit me mjerimin e tyre, se oligarkët nuk paguajnë.

Oligarkët kanë të drejtë….. se ata paguajnë dhe ngopin xhepat e kryeministrit e qeverisë, ndaj pse duhet të paguajnë taksat e tatimet e arkës së shtetit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?