Vasili-Ramës: Çingie, boll fole, boll u skizofrenove, boll u përdrodhe përpara celularit

Placeholder Image

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes një reagimi në rrjetet sociale hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilëson si “çingie” e lodhur, që përdridhet përpara celularit të tij.

Vasili i kujton Ramës se studentët me protestën dhe refuzimin e një takimi me të, janë sot pasqyra ku del Edi Rama lakuriq si nje çingie e vërtetë e hajdutërisë.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama kjo çingie e lodhur, që përdridhet përpara celularit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama ja ka shitur shpirtin dhe të tjerat…. llumit të këtij vendi.

Ndërsa studentët janë pasqyra ku del Edi Rama lakuriq si nje çingie e vërtetë e hajdutërisë.

Boll u përdrodhe çingie, hiqja paratë oligarkëve dhe jepua studentëve.

O Çingie mbi 100 e ca vajza studente kanë vetëm 4 tualete, mijëra studentë kanë pak ujë të pijshëm dhe me orar, mijëra studentë nuk lahen dot, ka qindra studentë që nuk kanë as godinë fakulteti, ka mijëra studentë që nuk kanë as libra.

Çingie, këta janë ata studentë që protestojnë.

Çingie, ti që gjen para për të bërë një strehë kuplaraje te dera e kryeministrisë, si nuk gjen para për studentët?!

Ti që grive buxhetin e shtetit për ëc zyrash, lukse, makina, fasada, si nuk gjen asnjë lek për studentët, për ujin dhe librat e tyre.

Çingie, boll fole, boll u skizofrenove, boll u përdrodhe përpara kamerës së celularit, si një çingie e lodhur, jua shpife të tërëve.

Shqipëria ka nevojë për kryeministër dhe jo për këtë çingie të shkapërderdhur e të shkalafitur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?