Vasili-Ramës: Mos fol për negociata, hoqe çdo dyshim që je budalla

Shtyrja e çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë për qershorin e ardhshëm, është kryefjala e debatit politik.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i drejtohet Ramës me thirrjen që të mos flasë më për negociata, pasi po tregon se është budalla.

Në një status në facebook, Vasili shkruan se Rama me gjuhën e varfëruar deri në shkretim dhe me logjikën gropë si gojë pa dhëmbë, gajasi dynjanë me mbylljen e negociatave që ja tregojnë si hapje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministër mos fol më për negociatat, se hoqe çdodyshim që je budalla.

Kryeministri me gjuhën e varfëruar deri në shkretim dhe me logjikën grope si gojë pa dhëmbë, gajasi dynjanë me këtë mbylljen e negociatave që ja tregojnë si hapje dhe ky e thotë dhe e thotë pa pushim.

Ndaj për ta ndihmuar këtë kryeministër që vetëm tall e përcmon veten, dhe që s’ja var më trasten njeri, vlen keshilla monumentale e Oskar Wilde që thotë:

“Ndonjëherë është më mirë të qëndrosh i qetë, dhe të dukesh budalla se sa të hapësh gojën dhe të heqësh çdo dyshim që je i tillë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?