Vasili: Shihni si e kanë shpërfytyruar Tiranën vandalët e betonit të rilindjes

Petrit Vasili, ish-kryetar i grupit parlamentar të LSI, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar betonizimin që po i bëhet Tiranës nga “vandalët e betonit të rilindjes”, siç thotë ai.

“Tiranës i vodhën gjelbërimin, femijëve parqet, pra qytetarëve të Tiranës jetën”,- shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Betoni i dyshes “mish e thua” Rama – Veliaj, ktheu Tiranën në një bunker betoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Betoni vazhdon pa u ndalur.

Dhe Betoni pa u ndalur do të vazhdojë, derisa dyshja do të ekzistojë.

Tiranës i vodhën gjelbërimin, femijëve parqet, pra qytetarëve të Tiranës jetën.

Shihini pamjet se si ka qenë Tirana dhe se si e shpërfytyruan vandalët e betonit të rilindjes.

Këto pamje flasin vetë.

Të shpetojmë Tiranën!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?